Deputeti Myslim Murrizi e ka pritur me humor në Kuvend shtyrjen e negociatave për Shqipërinë

Murrizi thotë se njëherë për Shqipërinë nuk do Franca, pastaj nxjerrin Bullgarinë. Ai madje i drejtohet mazhorancës duke i thënë se ishte mërzitur pasi mendonte se kishin folur me palën bullgare për të hequr veton.

Ai shton se herën tjetër BE për ti shtyrë negociatat do i nxjerrë Lihteshteinin, San Marinon ose Andorrën, edhe pse këto nuk janë pjesë e BE.

Për Murrizin, arsyeja e vërtetë e mosçeljes së negociatave është sepse e BE e sheh që Shqipëria nuk po ndahet nga e kaluara edhe pas 30 vitesh.

‘’Pashë Ramën dje që e quante vëlla Zaevin. Shumë mirë e ka, nuk e di ka ndonjë origjinë këtej Zaevi. Ça po bëhet me negociatat Taulant? Do Franca, s’do Franca, herë nxjerr Bullgarinë, u mërzita fort thashë mos keni folur.

Ne për nder të ish-liderit komunist të Bullgarisë i vutë emrin fermës së rrushit, Gjergj Dimitrovit. A s’kishit folur me pasardhësit e Gjergjit që mos vinte veton?

Këtë herë nxorën Bullgarinë, herën tjetër do nxjerrin Lihteshteinin ose San Marinon, por ata e shohin mirë që në 30 vite ky vend nuk është shkëputur nga e kaluara.’’- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb