Gjatë seancës plenare të mbajtur në Kuvend, I është dhënë fjala edhe deputetes së PD, Albana Vokshi e cila në nisje të fjalës së saj ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim të dyfishtë nga ana e kryetares së Kuvendit.
Vokshi u shpreh se është një precedent i rrezikshëm sipas saj, fakti që mazhoranca po shtyn raportimin e një institucioni të caktuar.
Ndërkohë që iu drejtua Shalsit duke u shprehur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe, tha Vokshi.
Albana Vokshi:
”Është një precedent i rrezikshëm i mazhorancës me shtyrjen e raportimit nga ana e një institucioni për të mos përmendur edhe tjetrën
Përse nuk u thirr Ogerta Manastirliu, për drejtuesin e fondit të drejtuesit të sigurimit, për drejtuesen e QSUT të asaj kohe e të kësaj kohe.
Përse nuk I thërret këta zoti Shalsi, ne kërkojë që ju zonja kryetare jeni aty një për një çdo nen të rregullores, mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja”, tha deputetja Vokshi.