Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimet më të fundit sa i përket Reformës Zgjedhore ku thotë se ajo duhet të përfundojë dhe të miratohet sipas marrëveshjes më 15 mars dhe jo të shtyhet siç kërkon ta imponojë Rilindja.
Sipas Vasilit shtyrja e Reformës Zgjedhore do të thoshte një shkatërrim i marrëveshjes opozitë- mazhorancë, bllokimin e hapjes së negociatave me BE si dhe atë të zgjidhjes politike.
Ndërkohë ditën e djeshme Presidenti Meta ‘shtyu’ një dekret për shpërndarjen e Parlamentit në respekt të Reformës Zgjedhore por tha se nëse mazhoranca nuk do të merrte seriozisht dekretin e tij të fundit që e firmosi në shesh gjatë manifestimit për kthimin mbrapsht të ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese atëhere ai do e shpërndante Parlamentin dhe dekretin do e nënshkruante brenda tij.
STATUSI I PETRIT VASILIT

Reforma zgjedhore duhet te perfundoje brenda 15 marsit.

Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.

Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne keshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.

Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.

E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie vetem mbi Edi Ramen dhe rilindjen.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb