Ndeshja e kupës FA në Angli mes Aston Villës dhe Liverpool rrezikon seriozisht mos luhet ditën e sotme pasi tek klubi vendas kanë shpërthyer rastet me COVID-19, aq sa u detyruan të mbyllin qendrën stërvitore.

Sot merret vendimi gjithsesi, por nga Aston Villa duket se e kanë gjetur zgjidhjen. Edhe pse e rrezikshme, Aston Villa mund të futin ekipin e të rinjve përballë kampionëve në fuqi të Liverpool.

Mark Delaney i ekiput U-23 pritet të zëvendësojë trajnerin Dean Smith bashkë me të rinjtë e Aston Villës për të tejkaluar situatën kaotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb