Shuhen masat për 4 anëtarë të grupit ‘Bajri’. Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi duke shuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë, pritet që ditën e nesërme të zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve të sigurisë për masën e sigurisë “arrest me burg”, te vendosur me datën 20 nëntor.
Aktualisht 4 anëtarët e grupit ‘Bajri’ qëndrojnë në paraburgim. Kujtojmë se ata u arrestuan në vitin 2018 në sajë të operacionit të koduar ‘Oazi’.
(BalkanWeb)