AUSTRALI- Pasi u ngjit në majë duke thyer rekorde botërore, atleti nga Xhamajka ka nisur tashmë një aventurë të re, brenda sportit, por jashtë garave të shpejtësisë ku jemi mësuar ta shohim shumë herë.

Sporti i ri për Bolt quhet futbolli dhe ëndrra e tij është që një ditë të luajë në maja e tij, por siç duket, kjo rrugë do të jetë e gjatë dhe me shumë sfida për të.

Pasi refuzoi disa klube europiane, Bolt vendosi ta nisë karrierën nga Australia, me shpresën se një ditë të gjithë do të flasin për suksesin e tij.

Gjithsesi, ish futbollisti i Bayern Mynih dhe Liverpoolit, Marcus Babbel,  aktualisht trajner në Australi ka zbehur shpresat për Bolt, ndërsa shtoi se edhe sikur të ketë  në dispozicion edhe 100 vite, ai vetëm futbollist nuk mund të bëhet.

“E kam parë të luajë dhe me gjithë respektin, mund të them se as pas 100 vitesh stërvitje, nuk do të bëhet futbollist profesionist”, deklaroi Babbel.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb