Kur ka kaluar tashmë më shumë se një javë nga tërmeti shkatërrues i së hënës së kaluar dhe shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e banesave të shembura thuajse janë shuar, raportohet se numri i viktimave është rritur ndjeshëm.

SkyNews raporton se numri i personave që ka humbur jetën ka shkuar tashmë në 41,132.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se vetëm në Turqi janë regjistruar 35,418 viktima, duke e kthyer tërmetin në fatkeqësinë më të rëndë të vendit në një shekull.

Ndërkohë, 5,714 persona raportohen se kanë humbur jetën në Siri duke përfshirë si zonat e kontrolluara nga qeveria edhe ato të kontrolluara nga rebelët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb