Paris SG duhet të presë ende dhe ndoshta i duhet të shpenzojë miliona euro të tjera. Champions League mbetet një ëndërr për francezët, ndërsa triumfi dhe festa janë të gjitha për Bayern Munich. Kampionët gjermanë “pushtojnë” edhe Europën pas fitores 1-0 në finalen e Lisbonës. Trofeu me veshë të gjatë shkon për herë të gjashtë në shtëpinë e klubit bavarez, që mbyll sezonin me “tripletë” për herë të dytë në historinë e tij.

Heroi i Bayern ishte Kinglsey Coman me golin e vetëm të shënuar në pjesën e dytë, ndërsa deri atëherë Manuel Neuer tregoi se përse është një nga portierët më të mirë në botë. Vendimtar “gardiani” gjerman sidomos me pritjen e dyfishtë në rasatin e artë të Neymar në minutën e 19-të. Në krahun tjetër, parizienët kishin fatin me vete, pasi në 22-ën, shtylla I mohoi Levandovskit golin e epërsisë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe kjo për meritë të dy portierëve. Navas bëri një pritje të shkëlqyer në goditjen me kokë të Levandovskit në minutën e 31-të, ndërsa përpara pushimit Neuer shpëtoi edhe një herë Bajernin në goditjen qëndrore të Mbappe.

Paris Saint Germain Vs Fc Bayern Munich
Paris Saint Germain Vs Fc Bayern Munich

Me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë, fati i finales ndryshoi në minutën e 59-të. I harruar në shtyllën e dytë, Koman ndali topin në rrjetë pas harkimit të kalibruar të Kimish. Një goditje e rëndë për parizienët, që gjithsesi provuan të barazonin.

Rastin më të mirë për ta bërë këtë e kishte Marquinos në të 70-tën, por edhe një herë i pakalueshëm portieri gjerman. Me kalimin e minutave Paris SG nisi të dorëzohej, duke pranuar megjithëse me shumë hidhërim triumin e Bayern Munich, që për herë të gjashtë në histori fiton trofeun e Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb