Ëndrra europiane e Kosovës ndërpritet në Shkup. Dardanët kanë humbur në gjysmëfinalen e Play-Off të Ligës së Kombeve pas ndeshjes teke me fqinjët maqedonas.

Kosova e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën pasi ndëshkoi veten teksa Benjamin Kololli çoi topin në portën e skuadrës së tij.

Por gabuan edhe maqedonasit, teksa në një mosmarrëveshje në prapavijë portieri la zonën dhe topi i largua gabim teksa aty u gjend Hadërgjonaj që mori topin dhe nga larg e gjuajti për ta çuar në portën e boshatisur.

Por barazimi dhe qetësia e kosovarëve zgjati vetëm 4 minuta. Velkovski devijoi me kokë topin drejt rrjetës për t’i dhënë avantazhin sërish të tijve.
Kosova tashmë është eleminuar teksa Maqedonia e Veriut vijon të njëjtën ëndërr, teksa vetëm një ndeshje e ndan nga kualifikimi për herë të parë në një kompeticion të lartë futbolli si dhe nga EURO 2021, por duhet të kalojë Gjeorgjinë. Kujtojmë se në sfidën ndaj  Kosovës, Maqedonia e Veriut kishte në fushë 5 lojtarë ose rreth 50% të ekipit shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb