Futbolli kroat është në zi sepse një ish-yll i kësaj kombëtareje dhe i Dinamos së Zagrebit, Zvjezdan Cvetkoviç, është ndarë sot nga jeta. Sipas policisë, Cvetkoviç, ka vdekur për shkaqe natyrale, ndërsa trupi i tij i pajetë ishte gjetur në parkingun e pallatit ku banonte.
Zvjezdan-Cvetkovic
“Me dhimbje të thellë ju lajmërojmë se në mëngjesin e të hënës u nda nga jeta futbollisti legjendar i Dinamos, Zvjezdan Cvetkoviç, një nga lojtarët më të mirë të gjenratës së paharrueshme e cila në vitin 1982 fitoi titullin Kampion në Jugosllavi”, shkruhej në njoftimin e Dinamos së Zagrebit.

Pas një karriere të suksesshme me Dinamon dhe kombëtaren e Jugosllavisë, mbrojtësi në fund të viteve 80-të u transferua në Gjermani, te Valdorf. Në atë kohë fati i keq e përndoqi Cvetkoviçin pasi iu desh të braktiste futbollin vetëm 31 vjeç për shkak të një dëmtimi të tmerrshëm në marsin e vitit 1990, kur në një ndeshje kundër Bajer Leverkusenit pësoi një frakturë në kafkë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb