Aktori i Broadway-t, Quentin Oliver Lee, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e të ndjerit pa e specifikuar shkakun e vdekjes, mirëpo 6 muaj më parë Lee është diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë në fazën e 4-t.

Në një postim në Instagram, gruaja e Lee, Angie, ka shkruar: “Quentin ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. Ishte momenti më i bukur i jetës sime. Pashë frymëmarrjet e tij të fundit, e mbajta fort dorën dhe ndjeva se rrahjet e tij të zemrës po largoheshin ngadalë. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe ishte i rrethuar nga ata që do. Ishte paqësore dhe perfekte.”

Në postim, ajo përfshiu një foto të bashkëshortit dhe vajzës së tyre dhe e quajti atë, “një burrë, bashkëshort, baba, bir, vëlla, mik, këngëtar, aktor i jashtëzakonshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb