TIRANË- Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare aktori i njohur Petraq Xhillari. Ai është i njohur për shumë role në teatër e filma. Xhillari realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri, ndër të cilët mund të përmendim ‘Gjeneral gramafoni’‘Njeriu me top’, ‘Kush e solli Doruntinën’, ‘Zonja nga qyteti’.

JETA
Petraq Xhillari lindi në Përmet më 11 qershor të vitit 1943 është aktor i njohur shqiptar.

Në vitin 1965 kreu liceun artistik për pikturë, në 1969 futet në studion për aktorë pranë Teatrit Kombëtar dhe vazhdon studimet deri në vitin 1971. Këtë vit u emërua aktor pranë këtij teatri. Punoi si aktor në Teatrin Kombëtar deri në vitin 1993, ku realizoi rreth 50 role në skenë e mbi 10 në kinematografi, kryesisht role karakteri.

Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njërëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj. Në vitin 1995 hap teatrin e parë privat në Shqipëri, “Kafe Teatër 1”, në një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet. “Ëatch”! (2008) …. Old father, “Gjurmë në dëborë” (1984),
“Agimet e stinës së madhe” (1981)….Mesuesi i muzikes, “Intendanti” (1980) “Mysafiri”(1979) Shofer, “Gjeneral gramafoni” (1978), “Nga mesi i errësirës” – (1978) Dyqanxhiu, “I terti” – (1978) Selmani, “Njeriu me top” – (1977) Ndihmesi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: