Ka humbur betejën me koronavirusin Dekani i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Lajmin e hidhur e jep ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson se Sulaj me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm.

Mesazhi i Xhaçkës:

Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.
Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!
#FaleminderitPërShërbimin??

Po ashtu, edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, iushpreh ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe.

“Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i shkëlqyer i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët”, shkruan Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb