GJIROKASTËR

Janë neutralizuar flakët në fshatin Qestorat të Gjirokastër.

 

Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb” se helikopteri ka bërë 5 inkursione nga ajri për të shuar përfundimisht vatrën e zjarrit që u riaktivizua këtë mëngjes.

 

Njëkohësisht, forca të shumta të PMNZSH dhe FA kanë arritur para pak minutash në vendngjarje dhe po përpiqen të vendosin në kontroll vatrën tjetër të zjarrit në fshatin e Tranoshishtës, por po përballen me një terren të thyer dhe puna për ta po bëhet edhe më e vështirë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: