KOSOVË

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrolli. Lajmi i kobshëm për vdekjen e veteranit, invalidit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrolli i ka tronditur të gjithë miqtë, shokët, bashkëluftëtarët e veprimtarët e çështjes kombëtare.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi familjes së ish-luftëtarit, ndërsa thotë se veterani Muharrem Hazrolli  i dha shumë Kosovës dhe lirisë së qytetarëve të saj.

“Shumë e nderuara familje Hazrolli! Me pikëllim të madh morëm lajmin se nga kjo botë iku luftëtari, veterani, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetari për shumë vite i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Muharrem Hazrolli. Me të ndamë momentet më të mira, vullnetin më të hekurt dhe bindjen më të pastër të të ardhmes që buroi nga lufta e lavdishme çlirimtare. Ngushëllime, ju, miqve e bashkëluftëtarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, tha në telegramin e ngushëllimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb