Skuadrat e kategorisë superiore janë shumë aktive në merkato, por deri në këto momente, e vetmja kontratë e paraqitur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është ajo e Gledi Micit, që la Flamurtarin për të kaluar te Kukësi. Diçka të tillë e konfirmon vetë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, që citon se për federimin pas nënshkrimit të kontratës ka të vendosur një afat. “Për momentin, i vetmi federim i bërë është ai i Gledi Micit.
Federimet mbyllen më 31 janar dhe në rregullore përcaktohet se kontratat duhet të jenë në FSHF brenda 5 ditësh nga nënshkrimi i saj. Në të kundërt, për çdo ditë vonesë ka penalitet. Pas 10 ditësh kontrata quhet e pavlefshme”. Sipas Shulkut, vonesa e dorëzimit të kontratës vjen nga neglizhenca e klubeve, por dhe nga fakti që ekipet në këtë periudhë janë në fazë përgatitore.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: