BBC njofton se armëpushimi mes Izraelit dhe Gazës është shumë pranë. Netanyahu ka mbledhur sot kabinetin e sigurisë teksa burime për BBC thonë se izraeli ka njoftuar ndërmjetësit egjiptianë se do të bien dakord për të ndaluar luftimet.

Hamas e kishte paralajmëruar se priste një armëpushim 2-3 ditor, por tashmë kjo është në dorë të Izraelit.

Prej 11 ditësh vijn konflikti mes izraelit dhe palestinezëve ku vetëm sot Izraeli lëshoi 100 sulme ajrore me synim për të shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, kurse këta të fundit iu përgjigjën me raketa.

Dhjetëra të vdekur ka pasur gjatë konfliktit, mes tyre dhe fëmijë teksa bilanci duket më i rënduar nga pala e Rripit të Gazës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb