TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta folur sot në takimin e strukturat e kësaj force në Kombinat dhe për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Meta tha se edhe pas 3 vitesh shumë banorë janë ende jashtë shtëpive të tyre.

Ai premtoi se kjo forcë do të ketë prioritet përmbushjen e detyrimeve nga rindërtimi në mënyrën më transparente.

“Jemi këtu në Kombinat, i cili përveç goditjeve që ka marrë populli shqiptar nga politikat qeverisëse antisociale ka dhe pasojat e tij nga rindërtimi. Ne e dimë dhe ju e dini akoma më mirë se u bënë tre vite dhe ende shumë banorë të Kombinatit janë jashtë shtëpive të tyre dhe nuk mund të gënjehen më. Ne garantojmë se do ta kemi përmbushjen e detyrimeve nga rindërtimi në mënyrën më transparente një prioritet të veçantë pasi duhet të jemi pranë qytetarëve të dëmtuar dhe në fund të fundit kjo është fytyra e një shteti social, e një qeverie të përgjegjshme dhe e një bashkie të përgjegjshme që prioritetin e parë e tregon ndaj atyre që janë më në nevojë. Por ju e dini që prioritet s’mund të jenë qytetarët për një qeveri që ka prioritet vjedhjen përmes inceneratorëve, një aferë e jashtëzakonshme, ku ju keni parë se si njerëz që janë ndarë nga kjo botë prej vitesh iu falsifikohen firmat dhe xhirohen miliona euro. E dimë që Ukraina është në luftë dhe jemi solidarizuar me ta, por pasojat sociale dhe ekonomike janë më të rënda këtu”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb