Sa shumë momente domethënëse mund të fiksohen përmes një fotografie? Hidhërimet, gëzimet, lumturitë, mund të pasqyrohen përmes projeksioneve që të ofron fotografia dhe mund të qëndrojnë gjatë si kujtime, të hidhura apo i gëzueshme qofshin ato.

Fotografi i Reuters Darrin, ka fotografuar momentin kur vajza e tij Rebecca erdhi në këtë jetë. Por 15 vite më vonë, ai realizoi një tjetër foto, por këtë herë, nga ndarja nga jeta e saj.

E bija e Darrin, vuante nga kanceri në kocka, e gjendja e saj përkeqësohej gjithnjë e më tepër. Nga dhjetori i vitit që lamë pas, e deri më tani që mbylli sytë përgjithmonë, Rebecca ra në gjendje kome.

Por, si kujtim për të bijën, ai do të mbajë gjithmonë dy fotografi: atë të lindjes dhe atë që u nda nga kjo jetë në mënyrë të parakohshme.

“Unë vazhdoja të flisja me të, i bindur se ajo tani mund të më dëgjonte dhe të më kuptonte më mirë se më përpara, duke i thënë të mos kishte frikë. I thashë se do të vazhdoja ta mbaja dorën e saj për aq kohë sa të kisha mundësi, por tani ajo nuk do të ishte mes nesh”, tha mes lotësh Darrin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: