Është mbyllur pa fitues sfida hapëse dhe shumë e rëndësishme e javës së 21-të të Superligës. Teuta dhe Kukësi u ndanë në barazim 2-2, duke mos ndryshuar asgjë në tabelën e renditjes. Skuadra durrsake mbylli pjesën e parë në epërsi falë 11-metërshit të Bregut. Pas pushimit, sfida u bë më emocionuese.

152577084 2522084301270235 778295642232822745 O
152577084 2522084301270235 778295642232822745 O

Eze barazoi përkohësisht po nga pika e penalltisë, por vetëm dy minuta më pas Bregu gjeti sërish rrugën e rrjetës për golin e dytë të Teutës. Shpresat e vendasve për fitore u shuan vetëm katër minuta nga fundi I kohës së rregullt, kur Tsintsadze vulosi barazimin për këtë ndeshje.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb