GJERMANI

Kryeministri Edi Rama është pritur  sot në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të  procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë ka zhvilluar një takim me kacelaren, i cili zgjati për afro 30 minuta. Rama theksoi se Merkel është një mike e shqiptarëve, ndërsa shtoi se ajo ka një predispozitë shumë pozitive kundrejt vendit tonë.

” Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel??????

#MikeeVërtetë?”, shkruan Rama.

Muaji tetor do të jetë një sfide e vërtetë për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave. Ky proces do të diskutohet nga KE-ja në datën 18 tetor, ndërsa kandidate për çelje negociatash krahas Shqipërisë është edhe Maqedonia e Veriut.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: