E ardhmja e Erling Haaland nuk është vendosur akoma, por ndërkohë kanë filluar të ravijëzohen skenarë pak më të saktë me përjashtimet e klubeve të ndryshëm të interesuar për norvegjezin.

Manchester City, skuadra ku ka luajtur edhe babai i tij, mbetet deri më sot ai që është i pozicionuar më mirë në garën për sulmuesin e Borussia Dortmund. Avantazhi i klubit të Premier League është ekonomik, por edhe sportiv, duke parë se vetë Haaland e shikon me sy të mirë idenë për të punuar me Pep Guardiola-n.

Ndërkohë, pasi Barcelona është tërhequr publikisht nga gara për arsye ekonomike, sulmuesi duket se ka përjashtuar edhe mundësinë për t’u transferuar te Manchester United.

Arsyeja është se ylli i verdhezinjve nuk është i bindur nga projekti sportiv dhe nga perspektiva e Djajve të Kuq, siç ka bërë të ditur ESPN. Në garë, përveç Manchester City, mbeten akoma në garë Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb