Deputeti Dashnor Sula, në një reagim në Facebook ka akuzuar qeverinë se vjedhjen që i ka bërë vendit po e shet si menaxhim.

Më tej Sula thekson se më tragjikja është fakti se qeveria Rama i ka dhënë me koncesion pasuritë publike dhe se i detyron shqiptarët të paguajnë dy herë para për një vepër.

“Fatkeqësisht për qytetarët koha na dha të drejtë. Pak kohë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtarë ngriti shqetësimin se koncesionet/PPP kanë dalë jashtë kontrollit. Shteti nuk ka kapacitete për ti kontrolluar”, thotë më tej Sula.

Statusi:

Vjedhja që qeveria po e shet si dështim në menaxhim!

?Prej vitesh, ne si opozitë i kemi kundërshtuar, madje i kemi çuar në prokurori shumë prej koncesioneve qe ka dhënë kjo mazhorancë. Në shumicën e rasteve ato kanë qenë oferta të pakërkuara dhe u janë servirur klientëve të qeverisë.

I kemi kundërshtuar pikë së pari për shkak të procedurave të paligjshme (rasti i inceneratorëve), por i kemi kundërshtuar edhe si politikë sepse krijojnë një borxh të fshehur publik.

?Fatkeqësisht për qytetarët koha na dha të drejtë. Pak kohë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtarë ngriti shqetësimin se koncesionet/PPP kanë dalë jashtë kontrollit. Shteti nuk ka kapacitete për ti kontrolluar.

Ajo që është edhe më tragjikja është se edhe qeveria pasi ka dhënë me koncesion pasuritë publike. Pasi detyron shqiptarët të paguajnë dy herë para për një vepër. (Rasti Rrugës së Kombit e cila u ndërtua me buxhetin e shtetit ndërsa tani qytetarët duhet të paguajnë sërish për tu ngrit trau). Qeveria thotë se ka dështuar në menaxhimin e koncesioneve.

?Në programin e Reformave Ekonomike 2023-2025, dokument i cili do ti dorëzohet Komisionit Europian,  thuhet se “Shkrirja e Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Financave ka paraqitur problem të koordinimit me menaxhimin e PPP-ve brenda kornizës së përgjithshme të Menaxhimit të Investimeve Publike (MIP)”.

Tallje më të madhe me paratë e qytetarëve. U merr dy herë para shqiptarëve për një gjë, u fut dorën çdo ditë në xhep dhe pasi u merr lekët e i fshehin nëpër dyshekë dalin e thonë se dështuam në menaxhim ndaj duhet një mekanizëm shtesë me disa punonjës më shumë që të pasurohen edhe disa të tjerë me lekët e qytetarëve.

Marrëzi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: