Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Tirana, që po zhvillohet në këto çaste në “Air Albania Stadium”.

Këto 45 minuta janë karakterizuar nga një luftë e fortë sportive, ndërsa rastet për shënim kanë qenë të pakta në të dyja portat.

Kujtojmë që Partizani vjen në këtë takim pa 5 lojtarë, të cilët janë infektuar nga koronavirusi dhe i janë nënshtruar protokollit të karantinës, ndërsa para derbit është braktisur dhe nga trajneri Adolfo Sormani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: