Në pritje për të mësuar nëse Cristiano Ronaldo do të jetë gati për përballjen me Mesin, sfida e madhe në Champions League mes Juventus dhe Barcelonës humbet të tjera pjesë të rëndësishme. CR7 nuk është problemi i vetëm për “Zonjën e Vjetër” që me shumë mundësi duhet të riformatojë mbrojtjen. Kielini do ta ndjkë ndeshjen nga tribuna, ndërsa me shumë mundësi në krah të tij do të jetë edhe Bonuçi.

Bonucci E Chiellini 18 19 Juventus Twitter
Bonucci E Chiellini 18 19 Juventus Twitter

Mbrojtësi doli i dëmtuar nga ndeshja kundër Veronës dhe rikuperimi i tij për ndeshjen e së mërkurës është për momentin një mision I pamundur. Kështu me Cristiano Ronaldo që është i detyruar të presë përgjigjen e tamponit për të mësuar nëse është shëruar apo jo plotësisht nga Covid-19, Juventus dhe Andrea Pirlo duhet t’i bëjnë llogaritë me dy mungesa të tjera të rëndësishme.

Cropped Gettyimages 1228896329
Cropped Gettyimages 1228896329

I njëjti diskutim edhe për Barcelonën. Katalunjasit udhëtojnë drejt Torinos me sigurinë e Mesit, por duhet të bëjnë pa dy titullarë të padiskutueshëm. Mungesa e Pique ishte e konfirmuar, ndërsa kundër Juventus nuk do të jetë I gatshëm as Coutinho. Sulmuesi brazilian u dëmtua në “El Clasico” dhe rikuperimi i tij është i pamundur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb