Shumë ngacmime seksuale dhe prekje në autobusët e Pakistanit. Kështu qeveria e provincës Punjab ka vendosur të adaptojë nismën “Gra mbi rrota”, duke inkurajuar gratë të lëvizin me motorë dhe duke i ofruar leksione guide falas. Objektivi është i dyfishtë: si për t’ju shmangur përballjeve të pakëndshme ashtu edhe për të kursyer kohë dhe për të fituar më shumë liri dhe pavarësi.

Të dielën në Lahore, u organizua një paradë inauguruese me 150 gra që ngisnin motorë, në mesin e tyre edhe një avokate feministe, Asma Jahangir, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe disa diplomate të huaja.

Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje e qeverisë në mbrojtje të grave në Pakistan. Kohët e fundit qeveria e Punjab ka krijuar një njësi speciale anti-ngacmimi që ndërhyn për të mbrojtur gratë që udhëtojnë vetëm dhe që për këtë arsye, janë shpesh subjekt i ngacmimeve fizike dhe verbale në rrugë dhe në vende të tjera publike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: