Tifozët e Partizanit nuk e kanë ndjekur deri në fund ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në transfertën shkodrane ndaj Vllaznisë.

Ata janë larguar nga stadiumi në minutën e 65-të në shenjë proteste ndaj numrit të madh të policëve që ishin të pranishëm në tribunën ku ata ishin vendosur.

tifozet-e-partizanit1

Forcat e rendit nxorën jashtë stadiumit dy tifozë të Partizanit pas një debati në tribunë dhe më pas tifozët e tjerë në shenjë proteste vendosën të braktisnin ndeshjen, shkruan PanoramaSport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb