Është mbyllur pa gola sfida e dytë në grupin A, mes Venezuelës dhe Perusë, në Kupën e Amerikës.

Sfida pati emocione, pasi Perusë në dy raste, nga një për çdo pjesë, iu anulua nga një gol, nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Venezuela, në fakt, ishte më kërkuese në pjesën e parë, por u detyrua të mendonte më shumë për mbrojtjen nga minuta e 75-të, pas ndëshkimit të Magos me kartonin e dytë të verdhë.

5d054893d4477 1024x588
5d054893d4477 1024×588

Në minutën e 77-të, portieri i Venezuelës, Uilker Farinez, bëri një pritje të pabesueshmë mbi vijën fatale, duke i dhënë ekipit një pikë të çmuar. Pas ndeshjeve të para në grupin A, Brazili kryeson me 3 pikë, ndjekim me nga 1, Venezuela dhe Peruja, ndërsa e fundit pa asnjë pikë mbetet Bolivia./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb