Shumë zhurmë për asgjë. U fol dhe u stërfol për një përjashtim të mundshëm të Ekuadorit nga Botërori i Katarit për shkak të aktivizimit të lojtarit  Bajron Castillo me origjinë nga Kolumbia, por nuk do ndodhë kështu. FIFA, instanca më e lartë e futbollit botëror ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka treguar vendimin e marrë.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s hedh poshtë të gjitha akuzat kundër Federatës Ekuadoriane të Futbollit. Procedura disiplinore e nisur kundër Federatës së Futbollit të Ekuadorit shpallet e mbyllur” – shkruhet në njoftim.

 

 

Në krahun tjetër, shuhen përfundimisht të gjitha shpresat e Italisë për pjesëmarrje në Botëror. Axurrët shpresonin shumë te një përjashtim i Ekuadorit, por tashmë ka marrë fund historia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb