Simon Miraka ish- anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, në studion e “Open” në News24, ka sqaruar se pastërtia e figurës së ish presidentit Ilir Meta, është verifikuar që në momentin që ai është propozuar për të qenë kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.

“Ajo që është për të ardhur keq është se jemi të predispozuar të besojmë thashetheme. më kujtohet një vepër e Shekspirit “Shumë zhurmë për asgjë”. Më shumë është tjerrë nga mediat për sensacion. Për sa i përket zotit Meta me aq sa e njoh me aftësitë intelektin e tij ka ngjitur të gjitha shkallët si askush tjetër, nga deputet, ministër i Jashtëm kryetar i Kuvendit dhe president.

Kur u propozua për president, Kuvendi dërgoi një kërkesë për verifikimin e figurës së tij.

Në 1995 ka qenë një komision që quhej Mezini, në ‘98 drejtohej nga Bezhani, të dy të ndarë nga jeta, dhe pranë këtyre 2 institucioneve partitë politike dërgonin listën me deputetë për verifikime.

Ne i kthyem përgjigje sepse ligji thotë kur personi, merr çertifikatën e pastërtisë së figurës, autoriteti nuk ka të drejtë të bëjë verifikim për këtë person dhe përcaktohet kush ja të drejtë të marrë informacionin.

Institucionet kur duan të ngrenë në detyrë apo të emërojnë për të herë të parë në funksione të larta dikë i drejtohen autoritetit duke i dhënë të dhënat. Këtë e bëjnë institucionet dhe dikasteret dhe asnjë institucion tjetër nuk mund dhe nuk ka të drejtë as autoriteti të japë përgjigje.

Sepse zoti Meta nuk është deputet i PS, person që po ngrihet në detyrë apo emërohet, ka dhënë dorëheqjen dhe i vetmi me të drejtë ligjore për verifikim është kryesia e partisë së re, asnjë institucion tjetër.

Sa për Autoritetin, atje punojnë njerëz me integritet, profesionistë përveç back ground-it kanë edhe eksperiencë dhe e dinë mirë që nuk i përgjigjen një anonimati.

Me inicalet I.M. ka sa të duash. Personat e interesuar për verifikim, aplikojnë sipas ligjit dhe përgjigja i jepet pasi merret vendim nga kupola që drejton autoritetin. Vendimet dalin në faqen zyrtare me iniciale.

Kjo është një betejë politike e pamoralshme.

Një person me iniciale I.M. në 2021 ka bërë kërkesë për tu verifikuar, i është dhënë përgjigjja sipas ligjit në shtator të 2021, është edhe firma ime aty. 1365 është numri i protokollit. I është dhënë edhe në CD përgjigjja”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb