Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ishte një nga emrat e lakuar si kandidate për Presidente të Republikës.

Sot ajo e perifrazoi si shumë zhurmë për asgjë, teksa theksoi në “Top Story” se nuk i shkonte në asnjë moment të isha Presidente, ose çfarëdo posti të kishte ky vend nëse vinte si propozim nga PS

“Ishte një nga historitë e bukura që mund të kishte titullin e Shekspirit ‘shumë zhurmë për asgjë’. Por ti je një nga ata dëshmitarë se sa u talla unë dhe sa qesha. Të thashë do pimë kafe e do qeshim përsëri bashkë. Nuk ka shanse dhe për më tepër në një proces politik, ja dhe unë do të votoj PD-në. Mua nuk më shkonte në asnjë moment të isha Presidente, ose çfarëdo posti të kishte ky vend nëse vinte si propozim nga PS. Prapë dua të falënderoj gjithë ata kolegë të PS-së, nuk i kam pyetur kurrë, nuk jam interesuar për këtë debat”, tha Bregu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb