Shumica e gjermanëve kanë kundërshtuar dërgimin e avionëve luftarakë modernë në Ukrainë, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar të martën. Nga 1 008 persona të anketuar nga Instituti Forsa me qendër në Berlin, 64% thanë se NATO nuk duhet të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë modernë, ndërsa vetëm 28% ishin në favor.

Pjesa e mbetur nuk dha një opinion.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka qenë i kujdesshëm për këtë çështje dhe gjatë një konference për shtyp në Roterdam, në fund të marsit, tha se nuk dëshironte të përfshihej në këtë diskutim.

Polonia dhe Sllovakia kanë furnizuar tashmë Ukrainës avionë luftarakë MiG-29 të projektuar nga sovjetikët, por kërkesat e Kievit për avionë të prodhuar nga perëndimi nuk janë përmbushur deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb