Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se referendumi për ndryshime kushtetuese ka kaluar.

Sipas tij, 60.48 për qind e qytetarëve kanë votuar “po” ndryshimeve, ndërsa 39.52 për qind e qytetarëve pjesëmarrës në votime i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese.

Kujtojmë se qendrat e votimit për referendum janë mbyllur në ora 20:00, ku të drejtë vote kishin 6 milionë e 510 mijë e 323 qytetarë.

Ai ka thënë se nuk ka pasur një prag të pjesëmarrjes si kusht që referendumi të ketë sukses.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: