Deputetja e parlamentit shqiptar Rudina Hajdari e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ky sistem politik duhet të ndryshojë. Hajdari deklaroi se duhet që të ketë sistem me lista të hapura dhe jo me lista të mbyllura, ku kryetarët janë si Sulltanë.

Ndërsa, analisti Arion Sulo tha se bie dakord që për ndryshim të sistemit politik aktual janë dakord shumica e shqiptarëve, por shtoi se edhe sistemet e tjera është provuar se kanë probleme.

Rudina Hajdari: Në këtë pozitë që jemi sot, do marrim draftin e tetorit, do vijë në Komisionin e Reformës Zgjedhore e do të punohet me ekspertët. Shumia e përfaqësuesve kanë propozuar sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura. Kjo do të konsultohet. Do të ketë një diskutim të gjerë dhe do biem dakord nëse ky është sistemi që do të mbështesim. Ne duam dialog gjithëpërfshirës. Ne si opozitë nuk presim që maxhoranca të thotë “Po” jemi gati për ndryshim sistemi, ne duam ndryshim sistemi, rregullimi. Do kemi analizë të plotë.  Ne besojmë se do kemi sistem proporcional me lista të hapura.

Arion Sulo: Shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshim të sistemit, mos të jetë me lista të mbyllura, por të hapura. Është betejë parimore, por ka edhe por, sepse çdo sistem ka problemet e veta.

Edvin Kulluri: PD duhet të reformohet njëherë vetë, pastaj të sjellë ndryshimin. Nuk ka sistem të mirë nëse partia nuk funksionon në mënyrë demokratike. Unë them këtu nuk janë mirë as sistemi dhe as partitë. Të dy palët janë qesharakë. Kemi degradim dhe kalbëzim të klasës politike, duke humbur të gjitha mjetet demokratike të funksionimit të sistemit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb