Vëllai i komendianit Chris Rock, Kenny, ka sfiduar aktorin Will Smith në një ndeshje boksi, pas shuplakës së famshme në ceremoninë e çmimeve Oscar.
Rock që sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin

Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing Damon Feldman dhe deklaroi për ‘TMZ’ se ka një kundërshtar në mendje.

“Unë duhet të futem në ring me Ëill Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë! Unë do lë duart të flasin,” shtoi ai.

Kenny i tha ‘TMZ’ se vëllai i tij komedian, “është mirë” pas sulmit dhe se ata “kanë kontaktuar me mesazhe”. Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smithit në Instagram, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin.
Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte yllin e “Men in Black” për shuplakën tronditëse.

Javën e kaluar, vëllai tjetër i aktorit, Tony Rock, tha se do të “godiste” Smith nëse ata takoheshin ndonjëherë ballë për ballë.

“Toni po e merr ‘sumin’ disi personalisht dhe unë nuk e fajësoj atë”, tha Kenny për TMZ.
Ai i bëri thirrje akademisë që të hiqte Oscarin që Smith fitoi menjëherë pasi sulmoi Rock. Akademia nuk e anuloi çmimin, ndërsa njoftuan të premten e kaluar se do ta ndalonin aktorin të ishte pjesë e Oscar-it për 10 vjet.

Kenny tha se: “Ne duhet të shohim nëse ai do të marrë dënimin 10-vjeçar. Pas tre vitesh, ata mund të mendojnë se ne do ta harrojmë dhe më pas do ta bëjnë prapë pjesë të saj.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: