“Shuplaka” e marrë nga Sassuolo brenda në “San Siro” djeg shumë në shtëpinë e Milan-it, një humbje e rëndë që praktikisht nxori “djallin” nga gara për titull, fakt që e pranoi edhe Pioli. Në sytë e trajnerit, por jo vetëm, tani Milan duhet të mendojë vetëm për të siguruar një vend në Champions, aktualisht ndodhen në vendi ne 5-të në kuotën e 38 pikëve, po aq sa Lazio dhe Atalanta.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pavarësisht shifrave, tre humbje në tre ndeshjet e fundit, 12 gola të pësuar, stafi drejtues vijon të besojë te Stefano Piolo. Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri nuk rrezikon, të paktën jo për momentin, por sigurisht është nën provim.

Rrrrraaa
Rrrrraaa

Te Milan ka dhe një tjetër çështje që shqetëson jo pak, ajo e Rafael Leao-s. Sulmuesi portugez duket i fikur, pas çdo jave që kalon edhe Leao duket sikur po largohet gjithnjë e më shumë, për rinovim as që flitet, por portugezi po humbet edhe shkëlqimin në fushë. Në sfidën e fundit, atë kundër Sassuolo-s, Leao e pa veten në pankinë, u aktivizua vetëm me fillimin e pjesës së dytë: “Ka humbur pak nga shkëlqimi, ishte një zgjedhje e kushtëzuar”, u shpreh Pioli kur u pyet për faktin pse Leao e nisi ndeshjen nga stoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: