Bordi i Akademisë së Oscars ka ricaktuar një takim për të diskutuar shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock.

Ky veprim vjen pas vendimit të Smith për të dhënë dorëheqje nga Akademia.

Në një letër të marrë nga Fox News Digital, presidenti i Akademisë, David Rubin, bëri thirrje për një takim të bordit që do të mbahet të premten, më 8 prill.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Qëllimi i takimit është ‘të adresojë sanksionet e mundshme për Will Smith në përgjigje të veprimeve të tij gjatë “Oscars” më 27 mars”, fillon letra.

“Pas dorëheqjes së Smith nga Akademia të premten, më 1 prill, pezullimi ose përjashtimi nuk janë më një mundësi, dhe plani kohor i përcaktuar me ligj nuk zbatohet më. Është në interesin më të mirë të të gjithë të përfshirëve që kjo të trajtohet në një në kohën e duhur”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Rubin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb