Kryeministri, më në fund, kuptoi sot atë që e ka të qartë çdo mësues vizatimi.

Nëse do t’i jepnin këtij të fundit hartën e Shqipërisë, do ta ndante atë me viza të drejta, që në dy pjesë. Një së gjati e një së gjeri. E kjo e dyta, që lidh portet e saj me Qafë-Thanën. Që shkon në Shkup e përfundon në Stamboll. Është ai që quhet Korridori i tetë e të cilin, Shqipëria e ka pështyrë vazhdimisht, që nga koha e Nanos, Berishës e tani Ramës.

Austriakët e dinin fare mirë këtë, që kur në shekullin e kaluar, kërkuan t’i vinin fre ambicieve të Rusisë për të shkuar në lindje, duke ndërtuar nga bregdeti ynë, rrugën që të çon drejt Stambollit e që sot quhet “Korridori i tetë”.

Por, kjo rrugë nuk është vetëm për mbrojtje, siç theksoi Kryeministri sot, me Borelin.

Vlora, – perifrazuar këtu studimet gjermane – nuk është vetëm nga portet më të mëdha të Evropës, duke prurë mallra nga Gjibraltari, ajo është porti më i madh dhe më real për Afrikën e Veriut, nga ku mund të vërshojnë 500 milion njerëz e mallra, ku shquajnë drithërat, për të cilat ka sot kaq shumë nevojë. Korridori i tetë përplaset në Maqedoni me Korridorin e 10-të, më të rëndësishmin që lidh Lindjen me Perëndimin.

Në Shkup, ku banojnë edhe shqiptarët, vijnë mallra nga Suezi nëpërmjet Selanikut e nga ku furnizohet i gjithë Ballkani

Nga kjo pikë kruciale mund të shkohet edhe në Ukrainë. Nga Korridori i tetë që furnizohet nga Gjibraltari e nga Suezi, apo dy nga pesë pikat më të rëndësishme të botës e ku Presidenti i SH.B.A-së të hap luftë pa pritur vendime të Kongresit nëse i bllokon, mund të lidhesh edhe me rrugën e Mëndafshit, nesër.

Zoti ia mbajttë mendjen Kryeministrit, për të mos shkarravitur rrugë të tjera, siç kanë bërë ai paraardhësit, duke futur Shqipërinë në ferr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: