TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm.

Salianji e nisi fjalën e tij në parlament me situatën e rënduar të rendit në vend duke theksuar se ngjarjet kriminale janë periodike në Shqipëri.

“Qytetarët shqiptarë nuk konsumojnë energji se nuk kanë para çfarë të konsumojnë. Janë rritur çmimet, e kanë të papërballueshme. Z. Ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar.
Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë.
Ngjarjet kriminale, në mënyrë periodike. E kam kërkuar këtë interpelancë në kushtet kur Shqipëria ishte përditshëm në dhunën e krimit të organizuar menjëherë pas ngjarjeve kriminale në fillim të shtatorit. Po vazhdojnë në mënyrë periodike dhe të përhershme.
Shqetësimi që kemi për trafikun ilegal të qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës dhe shtatorit mediat kryesore britanike ndërkohë që qeveria nuk pati një reagim publik, jo më për të çuara para ligjit trafikantëve. Dy ditë më parë min e brendshme në Britaninë e Madhe shprehej si do të ishte ëndrra e saj më e madhe të shihte një avion me azil kërkues në Ruanda. A ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë, cili është ky plan. A ka struktura e Policisë së Shtetit një objektiv të shkruar mbi të cilin të punojë. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të luftuar krimin e organizuar.
Po ju pyes dhe këtu në publik, keni deklaruar që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shkarkua për të shkak të mospërmbushjes së objektivit.
Cilat janë objektivat e Ministrisë së Brendshme në fushën e rendit dhe sigurisë, a ka pasur një afat, cilat janë objektivat që i janë shtruar drejtorit të policisë Rrumbullaku.
Sa është numri i objekteve të konstatuar nga IKMT që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme?
Listën e plotë të objekteve dhe subjekteve në paligjshmëri.
A janë marrë masa administrative apo janë kallëzuar penalisht zyrtarë apo institucione që nuk kanë vepruar, nëse po na vini në dispozicion listën”, deklaroi Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb