Një perimetër i largët sigurie, forca të shumta policie dhe të armatosur. Kjo është situata në zonën rreth Gjykatës së Elbasanit, ku pritet të dalin për masë sigurie anëtarët e bandës së Laert Haxhiut të akuzuar për dhjetëra krime, mes tyre 6 ekzekutime.
Siç shihet nga pamjet, policia është vendosur në perimetrin e largët dhe atë të afërt, duke ndaluar qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të akuzuarit.
Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.
Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.
Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi