Fshehja e drogës në ambiente ku prodhohen apo shiten produkte ushqimore është shndërruar në një ngjarje të jashtëzakonshme ditët e fundit. Policia greke ka gjurmuar një kasaphane në zemër të Athinës, ku përveç shitjes së mishit shpërndahej edhe drogë.

Autoritetet helene kanë vënë në pranga katër shtetas shqiptarë të moshës 26, 35, 38, 48 vjeç dhe kanë sekuestruar 5 kg e 775 gram marijuanë, 70 gr kokainë, 11355 euro, tre celularë dhe një peshore elektronike në cilësinë e provës materiale.

Sipas burime, 35-vjeçari konsiderohet kreu i grupit, i arrestuar edhe në 2012-ën për grabitje dhe çështje droge. Gjate kontrollit të banesave të tyre nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb