Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se e pret një betejë e fortë politike nga shtatori.

Ai tha në takimin e PL me strukturat e Tiranës se do ta shemb sistemin e kalbur dhe të korruptuar që ka krijuar kryeministrin ashtu siç shembi në emër të ligjit të gjitha kioskat te “Parku Rinia” në kohën kur ishte kryeministër i vendit.

“Ndaj edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë, të jeni të sigurt se shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin, me qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e ndershëm. Këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë. Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit, kështu do të shemb i pari unë dhe ju një milion të qytetarëve të Tiranës, të gjithë së bashku, këtë kalbësirë, regjim që vetëm vjedh, mashtron grabit, tjetërson pronat e qytetarëve me falsifikime. Por do t’i japim dhe ndëshkimin e merituar që kurrë në historinë e Shqipërisë dhe Tiranës askush të mos guxojë të mashtrojë popullin, të shkelë Kushtetutën dhe ligjin dhe ndëshkimi i këtij sekti do të jetë shembulli më i mirë për të gjithë ata që do vijën të qeverisin, sesi nuk duhet të qeverisin”, tha Meta.

Me tej Meta i ka dërguar edhe një “mesazh” Edi Ramës, duke i thënë: “Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i fort… e këpus në mes edhe t’i duket Erioni Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë”.

“Ky vend ka zot. Se thotë hap dhe parulla. Thotë: “Atë se do njeri po ai ka shumë lekë”. Nuk ka për të pasur lekë as për avokatët për ta mbrojtur. Kaq po ju them. Kur të shkojë te dhoma 4, spitali 5 do ketë mjekun te dhoma, dhe policin te dera. Do jemi shtet ligjor ne. Ashtu firmos ti fët e fët, por firma mbetet”, shtoi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: