Sinoptikania Adiola Bani than ë një lidhje me “Skype” për News24 se në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Sipas sinoptikanes, dita e mërkurë dhe enjte do të sjellin temperaturat më të larta në të gjithë vendin, duke shtuar se në fundjavë këto temperatura do të arrijnë deri në 27 gradë ceulsiu.

Sinoptikania Bami deklaroi se kjo javë do të shënojë zyrtarisht mbërritjen e stinës së pranverës.

“Kemi pasur një përmirësim të kushteve atmosferike që nga fundjava, por dita e sotme do të ketë më shumë prezencë të motit të kthjellët dhe e gjithë kjo javë do vazhdojë kështu. Dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellin temperatura më të larta në gjithë vendin. Fundjava do të sjellë rritje edhe më të ndjeshme, deri në 26-27 gradë. Mund të themi se ka ardhur zyrtarisht mbërritja e pranverës me rritjen e temperaturave”, tha sinoptikiania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb