Kryeministri Edi Rama tha se do vijojnë t’i marrin të gjithë pagat e luftës, edhe pse një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve janë rikthyer në punë.

Në komunikimin live në “Facebook”, kryeministri u shpreh se do t’i qëndrojë angazhimit të tij deri në fund, pavarësisht nëse kthehet normaliteti.

“Nuk diskutohet paga e luftës, do vazhdojnë ta marrin, edhe pse janë kthyer në punë. Të gjithë do të marrin atë që i takon, askush nuk do të mbetet pa marrë. Kjo është një pagë e sigurt, nuk ka rëndësi fare se u hap, se normaliteti kthehet. Ne do t’i qëndrojmë angazhimit tonë deri në fund”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, i pyetur nga qytetarët se kur do të rifillojë transporti publi’, Rama u përgjigj: “Transporti publik është një problem i madh, nuk jemi ende gati. Po mendojmë të bëjmë dhe një reformë të gjithë sistemit të transportit, duke krijuar mundësi të reja për operatorët dhe publikun. Duhet dhe pak durim, pasi është problem i madh në këto kushte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb