Kryeministri Edi Rama e cilësoi një skandal faktin se po shfrytëzon situatën për shkak të koronavirusit, që të shmanget protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për “News24’ Rama theksoi se: “Natyrisht që këto janë skandale nga kjo pikëpamje, dakord? Por meqë s’kam parë e dëgjuar që ndonjëri prej jush të shqetësohet për këtë punë, unë vetë s’dua të shtyj në këtë drejtim se dua të dukem sikur po shfrytëzoj Covid për të shpërndarë protestën. Por që është skandal i madh e papërgjegjshmëri ekstreme kjo s’ka pikë diskutimi. Unë kam pasur e kam gjithmonë besim tek populli shqiptar, mbajnë shënim e të gjithëve do na japin notën ditën e provimit e aty do shikojmë”.

Mes të tjerash ai tha se nota që i vë vetes është padyshim shumë e ulët, pasi është kërkues.
“Notat që i vë vetes nuk i tregoj sepse janë gjithmonë të ulëta sepse jam shumë kërkues ndaj vetes. Më shumë sesa jeni ju me mua. Niveli i kërkimit ndaj meje më shqetëson.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: