Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët.

E pyetur se si do ta caktojë Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berishën dhe nëse do të ketë ndonjë referencë për të, ajo tha se ish-kryeministri sot funksionon si një deputet pa grup parlamentar.

Pyetje: Lista e grupit Parlamentar të PS është e plotë, ndërsa për Partinë Demokratike është pa përbërje emërore. Kuvendi i Shqipërisë si administratë do ta caktojë zotin Berisha siç është deklaruar apo do të ketë referencë tjetër për të?

Nikolla: Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit. Është vendimmarrja e grupit dhe deklarimi në frymë që është grupi parlamentar. Kryetarët që bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit dhe grupi parlamentar i PD e ka nxjerrë jashtë grupit të tij deputetin Sali Berisha. Sot Berisha funksionon si një deputet pa grup parlamentar dhe nuk është vetëm.
Po ashtu gjatë këtij bashkëbisedimi, ajo u pyet për rritjen e çmimeve dhe sa ndikon ky vendim në xhepin e kryetares së Kuvendit. Duke krahasuar vetëm me një familje në vështirësi ekonomikë, Nikolla tha,- “se kushtet e vështirësisë ekonomike nuk mund të jenë të njëjta, ndërsa u shpreh besimplotë se do të ketë një reagim nga qeveria për shtresat në nevojë”.

Pyetje: A ndjeni ndonjë shqetësim kur ju duhet të blini karburantin me çmime më të larta dhe a ndjeni përgjegjësi për të ndërhyrë për përmirësimin e situatës?

Nikolla: Përgjigjja është e ditur dhe sa kohë ka momente krize, ndikojë tek kushdo, shkalla e ndikimit nuk është e njëjtë tek unë dhe me atë të një familje që jeton në kushtet e vështira ekonomike. Në këto kushte impaktohen më shumë, po unë jam besimplotë se qeveria do ta menaxhojë këto situatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb