Teknologjia 4G po përhapet me shpejtësi dhe më së shumti në vendet e zhvilluara, që dalëngadalë po braktisin 3G. Në kohë që 4G shtrihet vetëm në një pjesë të vogël të tregut, gara globale për ndërtimin e teknologjisë 5G është në kulmin e saj. Shumë mund të mendojnë se me 5G do t’u ofrohet një internet i shpejtë, mundësinë për të hapur disa faqe njëkohësisht në aparatin e tyre celular e të tjera avantazhe si këto. Dhe kanë të drejtë. Por përveç këtyre, 5G premton të jetë një revolucion i vërtetë.

Rahm Tafazolli, udhëheqës i grupit të punës të financuar nga qeveria britanike në Qendrën e Inovacionit në Universitetin e Surrey-t, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar teknologjinë 5G, thotë se 5G do të jetë ‘një harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve’.

Çfarë do të thotë kjo? Sipas tij, kjo përkthehet në ‘qytete inteligjente’ të ndërlidhura fort me njëri-tjetrin, pavarësisht distancës, operacione kirurgjike të ndërmarra të kryera në distancë, makina që lëvizin pa qenë nevoja për të pasur drejtues tek to, por që kontrollohen nga larg nëpërmjet aparatit telefonik e të tjera avantazhe, shkruan Krokodili.

Shkurt, 5G do të revolucionarizojë mënyrën tonë të jetesës duke u kursyer kohë prindërve për të marrë fëmijët nga kopshti apo shkolla, por ndoshta edhe duke i shtuar të tjera ‘doza’ sedentarizmi shoqërisë moderne. Megjithatë, për momentin është ende shpejt, pasi kjo teknologji akoma nuk është gati, megjithëse rruga ku po punohet është ajo e duhura, siç thotë Tafazolli.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb