”Tepco”, kompania që administron centralin ”Fukushima Daiichi”, planifikon të fillojë procedurat për lëshimin e ujit të kontaminuar nga impianti i Fukushimas nën “protokolle më të rrepta” si dhe pastrimin e saj nën monitorimin e IAEA-së (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike).

Uji do të pompohet për të ftohur karburantin e dëmtuar, të përzier me ujë shiu dhe ujëra nëntokësore gjithashtu të ndotura, dhe do të pastrohet, sipas skemës së zhvilluar nga ”Tepco”, që do të përdorë një sistem të avancuar të trajtimit të lëngjeve, të njohur si Alpet.

Procesi do të heqë shumë nga elementët radioaktivë, duke përfshirë stronciumin dhe ceziumin, por largimi i tritiumit i cili është i lidhur hidrogjenin është i vështirë të ndahet nga uji.

Operacionet e filtrimit, për këtë qëllim, kërkojnë heqjen të radioizotopëve dhe hollimit të njëkohshëm të ujit deri në arrijnë nivelet e tritiumit nën kufijtë rregullatorë, deri në pompimin përfundimtar në oqean.

Tritiumi konsiderohet jo shumë i dëmshëm. Ai është një emetues beta, por bëhet i dëmshëm për organizmin e njeriut nëse gëlltitet ose nëse përfundon në të për shkaqe të tjera.

Pastrimi në termocentralin bërthamor të shkatërruar nga në fakt tërmeti dhe cunami i vitit 2011 do të mbarojë tashmë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Vendimi i qeverisë japoneze për të vazhduar lëshimin gradual në oqean të mbi 1,25 milionë tonë “lëng kompleks”, që mbahen në dhjetëra mijëra rezervuarë të mëdhenj, i jep fund diskutimeve shkencore dhe politike se si të zgjidhet një nga aspektet me më shumë probleme, i gjeneruar nga shkrirja e reaktorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb