Si nisi kjo javë për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin. Parashikimet për  10/09/18 – 16/09/18 .

DASHI

Të përgjithshmet: Krijueshmëria juaj këtë javë ju favorizon. Me Marsin që hyn tek Ujori në 11. Është mirë të merreni me supozime dhe gjëra që do t’ju bëjnë të shfrytëzoni këtë tendencë. Përmes shprehjes së suksesshme të krijimtarisë suaj do të ndjeni plotësinë dhe kënaqësinë e thellë. Përdorni produktivitetin tuaj në punë.
Parashikimet në dashuri: Në jetën tuaj emocionale do të keni nevojë për të gjetur përsëri harmoninë që kohët e fundit është zhdukur. Qëndrimi juaj ka krijuar pyetje dhe dyshime për partnerin tuaj, prandaj mos hezitoni të vendosni gjërat në vendin e tyre. Edhe nëse nuk ka asnjë person në jetën tuaj, është mirë të gjeni stabilitetin dhe të ndiheni mirë si fillim me veten dhe pastaj me ndonjë person që do hyjë në jetën tuaj.
Parashikimet profesionale: Keni kujdes, sepse kjo javë sjell mundësi të reja karriere. Në të njëjtën kohë, kini mendjen ndaj ideve të reja dhe mos  përjashtoni asgjë nëse nuk e mendoni. Shpërblimet që do të sjellin këto mundësi do të jenë të vlefshme për shumë kohë. Financat, një ndërmarrje e re pritet të përmirësojë situatën.

DEMI

Të përgjithshmet: Forca juaj e brendshme është e fortë  këtë kohë. Ka shumë energji që ju është dhënë nga vendosja planetare me Marsin duke hyrë tek Ujori më 11 dhe ju favorizon. Me këtë energji mund të ndryshoni diçka të rëndësishme për sa i përket mendimeve dhe pritjeve tuaja. Gjithashtu  mund të korrigjoni sjellje që e dini se është e gabuar e cila  ju shqetëson.
Parashikimet në dashuri: Në jetën tuaj sentimentale, është mirë të zgjidhni një qëndrim më neutral këtë javë. Mos u përfshini në bisedat me partnerin tuaj duke prekur çështje të ndjeshme. Nuk duket të jeni në gjendje t’i zgjidhni ato në mënyrë efektive, prandaj ruani fuqitë tuaja. Merruni me argumente më të gjalla që do ju kënaqin ju dhe bashkëshortin tuaj.
Parashikimet profesionale: Në profesion ju del një dinamizëm i fortë dhe një vetëbesim i paparë. Janë armë të fuqishme për të arritur planet tuaja, por sigurohuni që të mbani ekuilibrin. Është ide e mirë për të shmangur kufijtë e madhështisë dhe individualizmit. Profesionalisht, rishikoni me një vështrim më real.

BINJAKËT

Të përgjithshmet: Vendosja planetare me Marsin për të hyrë tek Ujori më 11 dhe për të favorizuar ju duket se ju jep një mori premtimesh këtë javë. Ju jep mundësinë të bëni disa plane që do t’ju sjellin rritje dhe përparim. Gëzimi që keni ka të bëjë me gëzimin e krijimit dhe arritjes së qëllimit. Sigurohuni që të shfrytëzoni favorin!
Parashikimet në dashuri: Në dashuri mund të përfitoni nga java që vjen dhe të bëni një bisedë me bashkëshortin tuaj. Është pothuajse e nevojshme të sqarohen ato çështje që nuk janë zgjidhur dhe krijojnë  distancë. Pra, klima do të jetë më mirë dhe do të krijojë një kusht të nevojshëm për një fundjavë më të ngrohtë dhe më krijuese. Tregoni fleksibilitet dhe mos shtyni situatat në skajet. Nuk ka nevojë që gjithmonë të reagoni ndaj çdo veprimi! Gjithashtu  duhet të keni mendjen edhe nëse kërkoni një partner. Hidhni ujë në verën tuaj dhe mos reagoni për çdo gjë. Thelbi është në gjëra të thjeshta.
Parashikimet profesionale: Mirëqenia dhe rritja priten edhe në profesionin tuaj. Është koha e duhur për të shijuar përfitimet. Keni bërë shumë përpjekje dhe tani shijoni frytet. Dhe më e mira? Fitimet kanë një shtrirje ekonomike, gjë që ju bën të ndiheni të lehtësuar.

GAFORRJA

Të përgjithshmet: Përveç dinamizmit që keni, këtë javë keni shqetësime të forta dhe pasiguri. Sigurohuni që t’i vendosni nën kontroll dhe mos i lini të prishin humorin tuaj. Sigurohuni të bëni një bisedë me një person që besoni shumë, sepse me ato që do thonë do t’ju ndihmojnë të rifitoni sovranitetin tuaj.
Parashikimet në dashuri: Jeta juaj sentimentale do të hyjë në një kapitull të ri me Marsin që do të hyjë tek Ujori në 11 dhe do ju favorizojë. Kjo do ju sigurojë që ta bëni atë. Natyrisht, duhet të jeni gati për çdo gjë, pasi përparimi vjen jo vetëm përmes angazhimit, por edhe ndarjes. Ju i dini mirë kushtet në marrëdhënien tuaj dhe në lidhje me to do merrni vendimin më të mirë. Disa herë ka vendime që që në shikim të parë duken të pakëndshme, por përfundojnë si më të favorshmet që mund të merren. Në çdo rast, besoni instinktet tuaja.
Parashikimet profesionale: Mendja juaj e mprehtë do t’ju nxjerrë jashtë kësaj pozite të vështirë këtë javë. Duhet të keni argumente për të përballur disa negociata të vështira me partnerët, gjë që duket se po i bëni shumë mirë. Disa detyrime financiare nuk mund të presin më dhe tani do t’ju shtyjnë më tej.

LUANI

Të përgjithshmet: Disa gjëra ndryshojnë në jetën tuaj dhe duhet të punoni me veten në mënyrë që ta pranoni. Ndryshimi i thellë do  ndryshojë zakonet tuaja dhe do t’ju vështirësojë. Në  vazhdim do të kuptoni domosdoshmërinë për ta bërë këtë. Mos largoni nga jeta juaj njerëz që ju meritojnë.
Parashikimet në dashuri: Shqetësimet e jetës së përditshme krijojnë një distancë në marrëdhënien tuaj dhe kjo ju bën të pendoheni. Mos u zhgënjeni nga ato që po ndodhin. Ka një mënyrë për të ndryshuar, mjafton që ju me të vërtetë ta dëshironi. Partneri juaj është i gatshëm të tregojë mirëkuptim, dhe ju duhet të bëni lëvizje për të thyer akullin midis jush. Me kalimin e kohës, gjërat vështirë se do ndryshojnë. Pra, dëgjoni këtë këshillë dhe përfitoni nga rrethanat për t’u afruar më afër bashkëshortit tuaj. Pra, fundi i javës do t’ju shpërblejë për gjithë kohën që ka kaluar pashfrytëzuar.
Parashikimet profesionale: Nëse arrini t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër, do të shihni përfitimin që do të rrjedhë. Nga  ndryshimet që lindin gjatë kësaj periudhe me Marsin që hyn,  pakësoni shpenzimet që bëni në mënyrë spontane dhe shihni përmirësimin e situatës.

VIRGJËRESHA

Të përgjithshmet: Në vend që t’i lini menjanë shqetësimet dhe të bëni sikur nuk i shihni, është më mirë të përballeni me mençuri dhe energji. Nënndërgjegjja përpiqet t’ju tregojë gjëra dhe ju e largoni atë. Sigurohuni që ta dëgjoni nëse dëshironi të gjeni përsëri buzëqeshje të sinqertë. Parashikimet në dashuri: Kjo javë me Marsin duke hyrë tek Ujori në 11 ju favorizon dhe është e përshtatshme për rinovimin e marrëdhënieve tuaja. Nuk mund t’i shtyni më  bisedat sepse digjen. Gjysmë-fjalët kanë lodhur marrëdhënien dhe më e mira që mund të bëni është të jeni të sinqertë me njeriun tuaj. Nëse e tejkaloni këtë gjë, në marrëdhënien tuaj nuk ka pse të keni frikë nga asgjë. Do të krijoni lidhje më të forta që do ti shijoni të dy. Nëse kërkoni partnerin tuaj kujtoni se tani duhet të merrni vendime drastike dhe të jeni të sinqertë me veten. Mos ndoshta ka diçka apo ndoshta dikush që ju bën të fshiheni nga vetvetja tuaj?
Parashikimet profesionale: Në punë duhet të menaxhoni zhgënjimin tuaj dhe të kërkoni të merreni me problemet që ju bëjnë me dhimbje koke. Shumë kohë  i shmangni dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Në financat  duhet të rishikoni planifikimin tuaj dhe ta bëni atë më realist.

PESHORJA

Të përgjithshmet: Mos lejoni që nervat tuaja t’ju manipulojnë. Keni humbur kontrollin kohët e fundit dhe dukeni në të tretët të pafuqishëm për të menaxhuar punët tuaja, por mbi të gjitha të vetes tuaj. Silluni me fleksibilitet. Mundohuni të mos jeni të izoluar.
Parashikimet në dashuri: Jeta juaj sentimentale karakterizohet nga një klimë e bukur, e qetë dhe optimiste me Marsin që hyn tek Ujori më 11 dhe ju favorizon. Mund të përmirësoni më tej kushtet nëse vendosni të ndani mendimet dhe ndjenjat tuaja më shpesh. Partneri juaj dëshiron të ndihet i sigurt pranë jush. Një përkëdhelje dhe një bisedë e ngrohtë do të jetë në gjendje për ta mbajtur flakën të ndezur.
Parashikimet profesionale: Në punën tuaj duhet të ushtroni një qasje më kolektive në qoftë se doni të merrni rezultatet më të mira në punët tuaja. Kërkoni ndihmë nga kolegët dhe besoni instinktet tuaja. Mos refuzoni një propozim të ri për bashkëpunim nëse nuk e analizoni mirë. Pra, është e mundur të shihni fondin tuaj të mbushet!

AKREPI

Të përgjithshmet: Keni nevojë të tërhiqni për një kohë nga çmenduria e jetës së përditshme. Presioni është i madh, koha shkon shpejtë dhe do mendoni se keni harruar të jetoni. Si një shenjë emocionale duhet të gjeni bilancin tuaj emocional, prandaj përpiquni ta arrini atë në mënyrën tuaj.
Parashikimet në dashuri: Këto ditë do të jenë shumë të mira për marrëdhënien tuaj nëse vendosni të pastroni peizazhin dhe largoni disa gjëra që krijojnë një shqetësim në marrëdhënien tuaj me partnerin. Kështu mund të kaloni një fundjavë të ngrohtë në krahët e tij pa mendime dhe dyshime. Gjithashtu i bukur do të jetë fundi i javës dhe për ju që keni një jetë më të vetme të përditshme, mjafton të largoni mendimet e këqija nga mendja juaj.
Parashikimet profesionale: Në punë gjërat shkojnë me shpejtësi dhe kërkesat janë të shumta. Është mirë për ju të bëni një pushim ose të gjeni kohën për veten tuaj. Nëse doni të keni sukses, duhet të organizoni veten në mënyrën më të mirë. Ekonomia shpreson për ditë më të mira kur Marsi hyn tek Ujori më 11 dhe ju favorizon, por gjithashtu ka nevojë për punë nga ana juaj.

SHIGJETARI

Të përgjithshmet: Gjërat në mendjen tuaj janë mjaft të ngatërruara por nuk e keni gabim. Situata komplekse dhe konfuze ndodhin duke ju bërë të humbni rradhën tuaj. Mos ndoshta erdhi koha për vendime të mëdha? Nëse do të bëni ndryshime të mëdha, universi me Marsin hyn tek Ujori më 11 dhe ju favoriozon, mundet të bëj bashkëpunëtorin tuaj!
Parashikimet në dashuri: Ndjenjat tuaja ndikohen shumë nga kushtet e përgjithshme të jetës suaj të përditshme. Kjo ju bën të zemëroni partnerin tuaj, për të cilin nuk është përgjegjës ai. Gjithashtu keni ndjenja xhelozie që keni disi për të kontrolluar, në mënyrë që të shmangni pasojat e pakëndshme. E njëjta vlen edhe për ju që jeni vetëm. Menaxhoni zhgënjimin dhe mos fyeni njerëzit tuaj të dashur.
Parashikimet profesionale: Kjo javë është plot detyrime dhe duket se do të dalin shumë çështje të reja që do t’ju kërkohet të organizoni. Mos u shqetësoni, sepse gjërat kërkojnë vetëm organizimin. Përveç kësaj, grindjet tuaja nuk do mungojnë. Diku është shpërblimi që kërkoni. Në financat, sigurohuni që të mbyllni menjëherë punët tuaja.

BRICJAPI

Të përgjithshmet: Mblidhni fuqitë tuaja. Do të keni presion të mjaftueshëm dhe kjo është arsyeja pse ka mundësi të humbisni kontrollin në një moment. Mos e humbni shpresën dhe mos shprehni agresivitet në një përpjekje për të reaguar. Është më mirë të gjeni kohë për të përpunuar situatat dhe për të gjetur një mënyrë për të menaxhuar.
Parashikimet në dashuri: Për emocionet tuaja, nuk keni asgjë për të frikësuar, prandaj sigurohuni që me guxim t’i nxisni ndjenjat tuaja bashkëshortit tuaj. Në këtë mënyrë, gjërat do të jenë shumë të bukura dhe madje edhe më të mira se sa besonit. Nëse jeni në një fazë të kërkimit, duhet të jeni të kujdesshëm me zgjedhjet, pasi lehtë mund të tërhiqeni në vendimet e gabuara. Parashikimet profesionale: Në punë duhet të jeni shumë të strukturuar dhe mos harxhoni energji dhe burime pa plane. Mbani impulse dhe reagime të forta, sepse gjithçka që mund të bëni është të krijoni një përshtypje të keqe. Përmes një takimi mund të ndikojnë pozitivisht  financat tuaja.

UJORI

Të përgjithshmet: Është një javë që ja vlen t’ja kushtoni njerëzve tuaj të dashur. Për një kohë të gjatë, kërkesat e jetës së përditshme ju tërhqin me rezultat që nuk mund t’i kushtoni kohën që dëshironi për ata që doni. Përmes kontaktit tuaj bashkë me ta do arrini të gjeni zgjidhje dhe çështje të rëndësishme.
Parashikimet në dashuri: Në dashuri gjërat mund të përmirësohen shumë kur Marsi hyn në shenjën tuaj në 11 dhe ju favorizon, por duhet të lëvizni ju si fillim. Duke lënë prapa të kaluarën, do të jeni në gjendje t’i afroheni partnerit tuaj në një mënyrë më kuptimplote. E njëjta gjë vlen edhe për ju që kërkoni për një partner të përsosur. I mbërthyer në të kaluarën nuk do të shkoni më tej.
Parashikimet profesionale: Kontaktet e vjetra rinovohen, duke sjellë diskutime të reja me rezultate konstruktive. Planet profesionale që kanë mbetur prej kohësh mund të kthehen në sipërfaqe. Ekonomia është një fushë që ju shqetëson, por ka nevojë për veprim dhe asnjë teori tjetër. Mos shpenzoni shumë.

PESHQIT

Të përgjithshmet: Këtë javë duhet të jeni serioz për disa sugjerime që do të bëhen për ju. Jeni duke u paralajmëruar nëse doni të merrni vendime që nuk do të pendoheni më vonë. Vendosja planetare me Marsin duke hyrë tek Ujori më 11 ju jep mendim të qartë që të bëni zgjedhjet e duhura.
Parashikimet në dashuri: Në jetën tuaj emocionale do të ketë një atmosferë të këndshme në përgjithësi. Do keni mundësinë të kaloni momente shoqërimi dhe romantizmi me të, duke lënë për pak kohë çdo gjë që ju shtyn dhe ju shkakton ankth. Disa çështje të vogla duket se lindin gjatë javës për të cilën duhet të keni një bisedë të sinqertë me bashkëshortin tuaj. Nëse jeni vetëm përsëri, një javë e këndshme ju pret sidomos në fundjavë. Grupi i miqve dhe i njerëzve tuaj të dashur do të jetë në gjendje të relaksoheni dhe t’ju frymëzojë.
Parashikimet profesionale: Në punë është një periudhë pa ndonjë surprizë, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e vështirë këtë javë. Përkundrazi, është mirë që të organizohen lokacionet në pritje dhe të synuara. Disa konfrontime me kolegët duhet të trajtohen me qetësi. Në financat, lodhja juaj është e frytshme.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb