Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Abu dabi dhe ka zhvilluar të martën edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite, që do të luhet të mërukrën duke filluar prej orës 16:30, por që nuk do të transmetohet për publikun, kush i vendosur nga pala pritëse si pasojë se kundërshtari merr pjesë në Botëror dhe nuk kërkon të zbulohet.

Nga stërvitjet e fundit, nuk është kuptuar formacioni titullar më të cilin do ta nisë Edy Reja këtë sfidë. Kjo edhe për faktin se trajneri i Kombëtares 5 lojtarë i ka pasur vetëm një seancë. Toli, Mitaj, Balaj, Kastrati dhe Selmani janë bashkuar vetëm mbrëmjen e së hënës.

Nuk dihet nëse Reja do i besojë kasës së vjetër në fillim, si Mitaj, Balaj e Cikalleshi, apo do ta nisë me futbollistët e kampionatit shqiptar. Mendohet që në portë të jetë Elhan Kastrati, që po luan rregullisht, ndërkohë në mbrojtje parashikohet të jenë Gurishta, Bitri, Janku, Turkaj dhe Mitaj ose Esin Hakaj i Vllaznisë.

Në mesfushë duke iu referuar lojtarëve që janë në grumbullim, mund të kemi Kallakun, Tolin, dhe Rrapajn ose Deliun. Sulmi mund të formohet nga Cikalleshi dhe Balaj dhe minuta padyshim që mund të marrin edhe Xhixha me Skukën. Kjo miqësore do të jetë një shans për lojtarët e Superligës për të qenë në vëmendje për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb